Bota

Shteti i Zimbabve blen paruket e gjyqtarëve mijëra dollarë, banorët të shqetësuar

6 Prill 2019, 10:31 Nga DOSJA
Shteti i Zimbabve blen paruket e gjyqtarëve mijëra dollarë,

Qeveria e zimbabve shpenzoi mijëra dollarë për importimin e parukeve ligjore nga Britania e Madhe për gjykatësit vendas, por ky veprim nuk u prit aspak mirë nga vendasit pasi e konsiderojnë si humbje parash.

Sipas gazetës së pavarur Komisioni i Shërbimit Gjyqësor të vendit vendosi të porosisë 64 paruke nga Stanley Ley Legal Outfitters në Londër, me një kosto prej 1,850 dollarë për parukë dhe që arrinte në 118,400 dollarë.

Stanley Ginsburg, pronari i Stanley Ley, i konfirmoi për CNN  se kompania e tij kishte shitur paruket në Zimbabve, por ai tha se numri ishte shumë më i madh nga sa ishte raportuar në mediat vendase.

Avokatët dhe aktivistët kanë shprehur zemërim për këtë blerje, duke argumentuar se tradita e mbajtjes së parukeve të shtrenjta paraqet keqmenaxhim të burimeve financiare dhe gjithashtu nuk arrin të përmirësojë qasjen në shërbimet ligjore për Zimbabvet.

Paruket janë përdorur në vende si Malavi, Gana, Zambia dhe në Karaibe, ndërsa Afrika e Jugut dhe shumë gjykata australiane e kanë braktisur këtë traditë. Një grup ekspertësh i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se politikat e qeverisë së Zimbabve që synonin trajtimin e deficitit fiskal po shtynin vendin në varfëri të madhe.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota paruket e gjyqtareve zimbabve paruket e gjyqtareve zimbabve

Sondazh

Poll