Bota

Bashkimi Europian ‘hiqet’ nga pasaporta e re britanike

6 Prill 2019, 11:21 Nga DOSJA

Ky ndryshim i ka zemëruar ata që aplikojnë për pasaportat e reja që shpresonin të mbanin një simbol të anëtarësimit në BE. Susan Hindle Barone, e cila ishte një nga të parët që pranoi pasaportat e reja, tha: “Isha e tronditur sepse nuk kemi dal ende nga BE-ja. Mendova se do të merrnim të njëjtën pasaportë të vjetër. Kjo është shenja e parë që po largohemi nga BE-ja.”

Zyra qeveritare përmes ​​një deklarate pranonte se heqja e fjalëve “Bashkimi Evropian” ishte pjesë e një procesi që do të zhvillohet në dy faza që do të kulmonte me pasaportat e vjetra blu britanike që do të ribotohen nga “fundi 2019”.

Gjithashtu u tha se përfshirja e fjalëve “Bashkimi Evropian” ishte pjesë e politikës së BE-së, por nuk ishte ligjërisht e detyrueshme dhe konsumatorët që marrin pasaportat e reja në muajt e ardhshëm nuk kanë pse të shqetësohen. Të dyja pasaportat do të jenë të vlefshme për të udhëtuar, sipas The Guardian.

Ndryshimet e pasaportës së re.L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bashkimi europian brexit pasaporta e re britanike bashkimi europian brexit pasaporta e re britanike

Sondazh

Poll