Aktualitet

Pamjet e frikshme nga Infektivi, Çomo u përgjigjet akuzave: Mos hidhni baltë, gjithçka që shihni është e vërtetë

19 Korrik 2020, 20:20 Nga DOSJA
Pamjet e frikshme nga Infektivi, Çomo u përgjigjet akuzave: Mos

TIRANË– Shefja e Spitalit Infektiv, mjekja Najada Çomo ka reaguar një ditë pasi minitrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu publikoi pamjet me të rënkimet e pacientëve, për të cilët u akuzua se ishin të rreme.

Përmes një statusi ku ka hedhur edhe një video nga Infektivi, Çomo kërkon që të mos përbaltet puna e mjekëve. Ajo shprehet ndër të tjera se gjithçka që shihet aty është e vërtetë dhe se mjekët po luftojnë me vdekjen.

19 Korrik,, e Diele,, ne muajin e 5, qe jemi duke trajtuar dhe luftuar,Pafund, per te shpetuar Jete njerezish,qe vuajne nga Covid 19 .Infektologe,
Reanimatore, infermiere, sanitare, Imazherist,jane sot ne Sherbim te mbi
100 pacienteve te shtruar. ! Jane Shume, dhe nuk mund Ti perbaltni,, po vuajne, po luftojne me vdekjen ! Lutuni per Shendetin e tyre, Ata jane ne spital. NeJemiPerJu,“- shkruan mjekja krah videos, fjalë  të cilat i thotë edhe vetë. 

Një ditë më parë, Manastirliu publikoi pamjet nga Infektivi ku dëgjoheshin rënkimet e pciantëve. Opozita dhe nipi i vetë pacientes e kundërshtuan ministren duke e akuzuar për pamje të rreme dhe për përhapje terrori. Vetë ministrja nuk ka reaguar në lidhje me këto akuza.

(f,m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet najada çomo ogertam manastirliu najada çomo ogertam manastirliu

Sondazh

Poll