NGJARJA/ Sherr me armë zjarri në Jalë, pushuesit të terrorizuar nga të shtënat, Policia fsheh përplasjen
19 Korrik 2020, 19:29Nga DOSJA
VLORË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pak para mesnate në zonën e Jalës, jashtë clubit “Folie Marine”. Dosja.alka mësuar nga dëshmitarë që kanë parë konfliktin, se dy grupe me elementë të njohur të botës së krimit janë përplasur mbrëmjen e djeshme.
Burime të sigurta i thanë Dosja.al se njëri nga personat që ka qëlluar me armë është S.D., (emër i njohur për redaksinë). I riu ka qenë në shoqërinë e të tjerë personave dhe pas sherrit brenda ambienteve të Folie, grupet kanë dalë jashtë për t’u “sqaruar”.
Ndërkohë që Policia e Shtetit edhe pse kanë kaluar 24 orë nuk ka bërë asnjë raportim për ngjarjen në fjalë. A ka patur informacion Policia e Vlorës për sherrin me armë në pikun e sezonit turistik?
Këtë gjë nuk mund ta themi me siguri, por ngjarja nuk është e para për këtë verë. Disa ditë më parë një skenë e ngjashme ndodhi në mes të Bllokut në Tiranë. Të shpresojmë të jetë e fundit…
Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Rrëfimi i një fëmije, mosha 12 do të sjellë para gjyqtarëve një shtetas, të arrestuar për dyshimet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me të mitur...
TIRANË– Autostrada Tiranë-Durrës është bllokua dhe qarkullimi i automjeteve është bërë i pamundur për disa momente. Shkak për këtë është bërë një aks...
TIRANË– Vilma Nushi, një nga biznesmenet e fuqishme shqiptare dhe fituesja e shumë koncensioneve gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, është infektua...
ITALI–Guvernatori i rajonit të Toskanës në Itali, Enrico Rossi është shprehur ditën e sotme i shqetësuar për shtimin e rasteve me Covid-19 në vendin e tij.Kjo ...
VLORË– Një anije me 18 persona në bord është bllokuar në ishullin e Sazanit. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mesditën e sotme, në momentin që anija s...
FIER– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me shtatë rastet e reja, të infektuar me Covid-19 në Fier. Mësohet se gjashtë prej tyre janë punonjës ...
TIRANË– Dr. Firouz Daneshgari, nga qendra spitalore universitare e Clevelendit ne Ohajo, gjatë një interviste për ABC NeWs, me gazetaren Mirela Milor...
GREQI– Një grua, e cila mësohet se e ka parë 16-vjeçaren shqiptare Maria Hyseni, para se të vdiste, ka rrëfyer detaje në lidhje me ngjarjen.Mediat greke,...