Aktualitet

Dyshohet se është infektuar me Covid-19, Vilma Nushi niset me urgjencë drejt Turqisë, gazetari: Iku me charter, asnjë kontr

19 Korrik 2020, 18:46 Nga DOSJA
Dyshohet se është infektuar me Covid-19, Vilma Nushi niset me

TIRANË– Vilma Nushi, një nga biznesmenet e fuqishme shqiptare dhe fituesja e shumë koncensioneve gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, është infektuar me Covid-19. FaxWeb, ka publikuar pamje, ku shihet se Nushi është marrë sot me urgjencë nga spitali Infektiv dhe është nisur drejt Turqisë.

Edhe pse ka dalë negative nga dy tamponë, Nushi është dërguar në Turqi për të marrë një përgjigje deçizive. Sipas Faxweb, pajisja ECMO mungon në Shqipëri dhe pikëirsht për këtë gjë, Vilmsa është larguar nga vendi ynë.

Të njëjtat burime shkruajnë se ajo ka ikur me charter. FaxWeb, publikon edhe statusin e gazetarit Elio Laze, i cili shkruan se Vilma Nushi nuk ka kaluar nga kontrolli standard i punonjësve të aeroportit por i vuloset pasaporta nga punonjësit e policisë, në avion.

Shkrimi i plotë i gazetarit: Kush ishte pacientja-pasagjere? Diten e sotme nga ambientet e spitalit infektiv, me nje autoambulance te Spitalit Amerikan eshte larguar ne drejtim te Rinasit nje paciente.

Ne Rinas e priste nje charter, e duke qene se pasagjerja u percoll me autoambulance, nuk kalon nga kontrolli standard i punonjesve te aeroportit por i vuloset pasaporta nga punonjesit e policise aty ne avion.

A ishte kjo pasagjere zonja Vilma Nushi? Fituesja e miliarda lek koncencione pikerisht per shendetesine a ishte pasagjerja qe la ambientet e infektivit drejt aeroportit me nje autoambulance te Spitalit Amerikan?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vilma nushi vilma nushi

Sondazh

Poll