Aktualitet

Bllokohet anija me 18 persona në ishullin e Sazanit, defekti në motor e lë në mes të detit

19 Korrik 2020, 18:21 Nga DOSJA
Bllokohet anija me 18 persona në ishullin e Sazanit, defekti në motor

VLORË– Një anije me 18 persona në bord është bllokuar në ishullin e Sazanit. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mesditën e sotme, në momentin që anija sapo është nisur.

Pak minuta pasi është larguar nga bregu, anija me 18 persona në bord, ka pësuar defekt dhe është bllokuar.

Më pas ekuipazhi i anijes ka kërkuar ndihmë dhe rojet bregdetare janë afruar.

Pasagjerët u transportuan në Vlorë me anë të një tjetër anijeje, ndërsa e bllokuara mbeti në mes të detit. Pas tre orësh punë, defekti në motor u riparuar dhe mjeti filloi të lëvizte sërish.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen anija ne sazan sazan vlore bllokohen anija ne sazan sazan vlore

Sondazh

Poll