Aktualitet

Dhunohet nga kunati i Niko Peleshit koleksionisti Gjergji Thimio në Korçë: Erdhi me këtë makinë, do më kishte bërë copa

19 Korrik 2020, 19:50 Nga DOSJA
Dhunohet nga kunati i Niko Peleshit koleksionisti Gjergji Thimio në

KORÇË– Koleksionisti Gjergji Thimio është dhunuar pasditen e sotme nga kunati i deputetit të Partisë Socialiste. Lajmin e ka bërë me dije korçari i njohur në rrjetet sociale, Ilir Vrenozi.

Ai ka publikuar fotot e Thimios, dhe krah tyre shkruan se ka qenë vetë koleksionisti ai që e ka telefonuar dhe i ka treguar për dhunën.

“Nuk kane te ndalur sulmet ndaj koleksionistit Gjergji Thimio. Sapo me merr ne telefon me thote , Ilir para disa oresh me ka goditur kunati i Niko Peleshit, erdhi me kete makinen qe eshte ne foto… per fat erdhi policia shume shpejt se do me kish bere copash , me thote mes lotesh Gjergji…”- shkruan Vrenozi, krah fotove ku koleksionisti shihet i gjakosur. 

Nuk dihet se çfarë masash ka marrë policia për ngjarjen në fjalë. 

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet gjergji thimio gjrgji thimio niko peleshi dhunohet gjergji thimio gjrgji thimio niko peleshi

Sondazh

Poll