Bota

Zbulimi i italianëve që jep shpresë për rikthimin në normalitet: Rrezet ultravjollcë nga dielli bëjnë më pak aktivë Co

19 Korrik 2020, 19:56 Nga DOSJA
Zbulimi i italianëve që jep shpresë për rikthimin në

ITALI– Të qenit jashtë në diell duke marrë shumë rreze,  do të ishte një mënyrë efektive për të luftuar koronavirusin.

Këtë e thonë studiuesit e Institutit Kombëtar të Astrofizikës në Itali, të cilët kanë punuar intensivisht me Departamentin e Fiziopatologjisë dhe Transplantet Mjekësore-Kirurgjikale të Universitetit të Milano-s për të vlerësuar ndikimin e rrezeve ultraviolet ndaj koronavirusi që ka vrarë mbi 600 mijë njerëz deri më tani.

Përgjegjësi i parë i këtij hulumtimi është Dr. Mario Clerici, profesor i Imunologjisë në Universitetin e Milanos dhe drejtor shkencor i fondacionit Don Gnocchi. Sikurse deklaron edhe ai, rezultatet janë befasuese.

Teksa ka folur më gjatë për zbulimin, Clerici ka shpjeguar se virusi është më pak agresiv gjatë verës, falë rrezatimit të fortë të diellit.

Sipas studiuesit italian se ky studim është shumë i rëndësishëm. Në vjeshtë dhe në dimër mund të vendosen nëpër shkolla llamba UV të cilat sterilizojnë klasat, të cilat bëjnë të mundur sterilizimin e rrobave në dhomat e zhveshjes. Por më tej shpjegon  se ato nuk mund të përdoren përballë njerëzve sepse mund të jenë dëmshme për lëkurën.

Sa më shumë rreze ka në Tokë, aq më pak raste Covid-19 kemi. Këto janë të dhënat e reja që ne kemi zbuluar rreth këtij virusi gjatë këtyre javëve të nxehta. Në studimin e parë, ne vendosëm virusin në ujë, duke i ekspozuar ato në rrezet Uv-C, Uv-b dhe Uv-a. Pas disa sekondash këto rrezet zhdukën virusin. Kini kujdes sepse virusi nuk ka ndryshuar dhe nuk është bërë më i lehtë, ai vazhdon të jetë i ashpër. Askush nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhë në vjeshtë, por unë mendoj se do të jetë më pak e rrezikshme, sepse tani e kemi zbuluar se virusi mund të bombardohet me këto rreze të nxehta dhe dimë si të ndërhyjmë.”- është shprehur ai.

Italia vendi më i goditur në Europë deri më sot ka regjistruar 244,434 të infektuar dhe  35,045 viktima.

Burimi: cordobabn

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali mario clerici koronavirusi ne itali mario clerici

Sondazh

Poll

Bota 19 Korrik 2020, 16:49

GREQI– Autoritetet greke kanë në duar tashmë të vetmen shpresë, telefonin e 16-vjeçares shqiptare, Maria Hyseni, që u gjet e vdekur disa ditë më parë. Me...