Bota

19 Korrik 2020, 16:49 Nga DOSJA

GREQI– Autoritetet greke kanë në duar tashmë të vetmen shpresë, telefonin e 16-vjeçares shqiptare, Maria Hyseni, që u gjet e vdekur disa ditë më parë.

Mediat greke shkruajnë se nga telefonatat e kryera në vazhdimësi, mesazhet e shkëmbyera dhe vendodhjet që do të tregojë aparati, mund të krijohet rruga që ka përshkruar 16-vjeçarja për të mbërritur deri në kishën ku u gjet e pajetë.

Autoritetet po hetojnë të gjitha mundësitë, por ajo që shpresojnë se do të hedhë dritë mbi çështjen është ekzaminimi i telefonit celular. Gjithashtu, një vido e kapur nga kamerat e sigurisë, që e ka regjistruar adoleshente në një rrugë pranë shtëpisë, rreth orës 03:00 të mëngjesit të mëngjesit të fundit të saj, pritet të zbardhë detaje.

Përtej këtyre pamjeve dhe telefonatave, gjithçka është mister.

Natën që ndërroi jetë 16-vjeçarja nuk ishte vetëm. Rreth orës dy të mëngjesit, ajo ishte afër shtëpisë së saj me një kushëri, nga telefoni i të cilit po shkëmbente mesazhe me dikë. Pastaj rreth orës tre të mëngjesit, ajo u nda nga kushëriri i saj dhe takoi efektivin e Policisë, 26 vjeç, ndërsa kushëriri u largua për t’u kthyer në shtëpi. 

 Autopsia ka konfirmuar se e mitura ka rënë nga lartësia, por nuk dihet nëse është hedhur vetë apo është shtyrë nga dikush. Efektivi që e pa për herë të fundit, tregoi se nga ai ishte larguar në gjendje të mirë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni maria hyseni vdekja e 16-vjecares maria hyseni vdekja e 16-vjecares

Sondazh

Poll