Bota

“Do dal i pastër si loti!” Hashim Thaçi lë pas 4 ditët e gjata të intervistimit në Hagë, i qeshur dhe i veshur sport

19 Korrik 2020, 17:19 Nga DOSJA
“Do dal i pastër si loti!” Hashim Thaçi lë pas 4

KOSOVË – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi menjëherë pas kthimit nga intervistimi  4-ditor në Hagë për aktakuzën për 100 krime lufte, ka vendosur që kalojë një fundjavë të relaksuar në malet e Sharrit.

Ky lajm është bërë me dije nga vet Thaçi, pasi ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook ku shihet i veshur sportiv pranë një ujvare në malet e Sharrit.

Krahas fotos ku shihet  i qeshur mes gjelbërimit, Presidenti Thaçi ka shkruar: Në mesditë nëpër ujëvarat e shpatijeve të malëve të Sharrit. HTH.

Ndërkohë kujtojmë se një natë më parë Thaçi mbajti një fjalim për të 30 orët që është intervistuar nga Specialja në Hagë. Ai u përul përpara popullit të tij dhe i dha fjalën se nga kjo aktakuzë që i është ngritur, ai do të dalë i pastër si loti.

Thaçi u mor në pyetje për katër ditë me rradhë nga Prokuroria Speciale në Hagë, për aktakuzën që i është dërguar se ka kryer më shumë se 100 krime lufte. Dje në Morinë Thaçit ju bë një pritje madhështore nga qytetarët e Kosovës, ku në pamjet e publikuaara u paqë kishte me qindra qytetarët me flamujt e UÇK-së e të Kosovës si edhe me foton e tij në duar që e pritën me këngë e me valle në pikën kufitare të Morinës.

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci hashim thaci

Sondazh

Poll

Bota 19 Korrik 2020, 16:49

GREQI– Autoritetet greke kanë në duar tashmë të vetmen shpresë, telefonin e 16-vjeçares shqiptare, Maria Hyseni, që u gjet e vdekur disa ditë më parë. Me...