Bota

Fushata Trump me reklamat në Facebook kundër ‘TikTok’: Aplikacioni kinez po spiunon amerikanët

19 Korrik 2020, 19:40 Nga DOSJA
Fushata Trump me reklamat në Facebook kundër ‘TikTok’:

SHBA– Fushata për rizgjedhjen e Presidentit Donald Trump ka bërë edhe shtyrjen e reklamave në Facebook këtë fundjavë që akuzojnë aplikacionin kinez  “TikTok”, për spiunim ndaj amerikanëve.

“TikTok po ju spiunon”, thuhet në reklamat, ku më pas tregohet edhe një sondazh për fushatën e Trump ku qytetarëve u bëhet pyetja nëse TikTok duhet të ndalohet në Shtetet e Bashkuara apo jo.

TikTok, pronë e një kompanie kineze dhe e përhapur shumë tek të rinjtë amerikanë, është bërë një pikë kyç në tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Reklamat e fushatës Trump duket se i referohen hulumtimeve nga një kompani e quajtur “Mysk” që gjeti në fillim të këtij viti “TikTok” dhe aplikacione të tjera, përfshirë aplikacionet e disa organizatave amerikane të lajmeve, duke hyrë në përmbajtjen e të dhënave private të përdoruesve të iPhone.

Ky informacion mund të jetë veçanërisht i ndjeshëm pasi disa përdorues kopjojnë dhe përdorin fjalëkalime për shërbime të ndryshme.

Ne e përdorim atë retorikë zgjedhore, kjo është arsyeja pse ne nuk pranojmë reklama politike në platformën tonë. Ajo që është më interesante është se Facebook po merr para për një reklamë politike që sulmon një konkurrent ashtu si po përgatitet të kopjojë TikTok.”- ka deklaruar  zëdhënësi i TikTok për CNN.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota facebook tiktok facebook tiktok

Sondazh

Poll

Bota 19 Korrik 2020, 16:49

GREQI– Autoritetet greke kanë në duar tashmë të vetmen shpresë, telefonin e 16-vjeçares shqiptare, Maria Hyseni, që u gjet e vdekur disa ditë më parë. Me...