Aktualitet

Flet dëshmitarja e vetme: Para se të vdiste Maria po qante, i ishte prishur makeup-i dhe po përpiqej të vishte pantoflat

19 Korrik 2020, 17:49 Nga DOSJA
Flet dëshmitarja e vetme: Para se të vdiste Maria po qante, i ishte

GREQI– Një grua, e cila mësohet se e ka parë 16-vjeçaren shqiptare Maria Hyseni, para se të vdiste, ka rrëfyer detaje në lidhje me ngjarjen.

Mediat greke, tregojnë se gruaja ishte dëshmitarja e vetme, që mësohet ta ketë parë adoleshenten duke qarë.

“Unë e pashë vajzën. Ajo ishte e mërzitur dhe ishte duke qarë. I ishte prishur makeup-i dhe i kishte rënë. Po ecte me nxitim, sikur po përpiqej të ikte diku. po përpiqej të vishte pantoflat e saj,”- mësohet të ketë thënë gruaja në fjalë.

Aktualisht autoritetet po zbërthejnë telefonin e Marias. 16-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur pranë një kishe. Herën e fundit, ajo takoi një efektiv policie, me të cilin ishte njohur së fundmi, por ai në dëshmi, ka mohuar të ketë lidhje me vdekjen e shqiptare.

Ende mbetet mister vdekja e 16-vjeçares.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet maria hyseni maria hyseni

Sondazh

Poll