Aktualitet

Bënë një ‘sy qorr’ për parcelat me kanabis, procedohet kryeplaku dhe dy rojet e Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në

19 Korrik 2020, 17:06 Nga DOSJA
Bënë një ‘sy qorr’ për parcelat me kanabis,

SKRAPAR– Dy rojet e Agjensisë së Zonave të Mbrojtura dhe kryeplaku i fshatit në Poliçan janë proceduar penalisht.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se rojet bashkë me kryeplakun, kanë pasur në dije se në zonën që administronin, kishte parcela me kanabis, por nuk kanë njoftuar autoritetet përkatëse. Edhe një përson tjetër është proceduar për të njëjtën arsye. 

Ndërkohë, sipas njoftimit, mësohet se është vënë në pranga edhe një 32-vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij, duke i shkaktuar atyre dëmtime fizike.

Njoftimi i policisë Poliçan Skrapar.

Procedohen penalisht dy rojet e Agjensisë së Zonave të Mbrojtura, që kanë pasur në administrim zonën ku u gjetën të kultivuara bimë narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Poliçan, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, e kultivimit të bimëve narkotike, në përfundim të veprimeve të para hetimore të filluara në datë 17.07.2020 ku u shpallë në kërkim shtetasi D.Sh dhe u proçeduan penalisht kryeplaku fshatit dhe një shtetas tjetër, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Poliçan u proçeduan penalisht dy rojet e ADZM Berat, që kishin në administrim zonën, shtetasit E.K dhe S.S, banues në Berat, pasi nuk kanë vënë në dijeni organet përkatëse për bimët narkotike.

Shërbimet e policisë do vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

2. Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R.P, 32 vjeç, banues në Berat, (i dënuar më parë)

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij, duke i shkaktuar atyre dëmtime fizike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne polican polican skrapar kanabis ne polican polican skrapar

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2020, 11:58

TIRANË- Situata e COVID-19 në Shqipëri sa vjen e rëndohet, por qeveria ka hequr të gjitha kufizimet dhe kërkon nga qytetarëve të ruajnë distancën vullnetar...