Bota

Deti flakë i kuq/ Banorët në ishujt Faroe vrasin barbarisht 250 balena brenda javës si pjesë e ritualit vjetor

19 Korrik 2020, 15:29 Nga DOSJA

DANIMARKË– Mediat e huaja kanë publikuar sëfundmi disa fotografi  që tregojnë se deti ka marrë një ngjyrë të kuqe ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Bëhet fjalë për një rituar  vjetor në Ishujt Faroe, ku banorët  atje kanë vrarë barbarisht 250 balena, veprim ky që është bërë traditë tashmë për ta.

Sa i përket kësaj çështje kanë folur disa aktivistë për të dënuar ritualin e diskutueshëm, i cili besohet se daton 1000 vjet më herët.

Ndërsa Organizata jofitimprurëse Sea Shepherd bëri me dije se gjithsej 252 balena dhe 35 delfinë ishin vrarë në fillim të kësaj jave në Hvalba në Sandvik.

Nisur nga kjo traditë e stërgjyshërve të tyre, këtë praktikë barbare të banorëve  e publikoi edhe organizata, ku shfaqeshin gjahtarë në ujë, teksa gjuanin balenat.

Çdo vit, rreth 100,000 balena notojnë në detet pranë Ishujve Faroe, një arkipelag i Atlantikut të Veriut që ndodhet midis Norvegjisë dhe Islandës.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se të gjithë gjuetarët duhet të kenë një licencë gjuetie, por siç duket këto rregulla nuk zbatohen, ku shihet qartë se kafshët jan  therur ‘brutalisht dhe mizorisht’.

Burimi: ladbible

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ishujt faroe ishujt faroe

Sondazh

Poll