Bota

Daçiç pohon se Serbia ka pezulluar fushatën e çnjohjeve për Kosovën: Korrigjimi i kufijve është e vetmja mundësi për z

19 Korrik 2020, 15:00 Nga DOSJA
Daçiç pohon se Serbia ka pezulluar fushatën e

SERBI– Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se ka pezulluar fushatën për çnjohjen e Kosovës, pasi sipas tij Prishtina gjithashtu është zotuar të mos bëjë fushatë për njohje dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në një intervistë të bërë këtë diel, Daçiç është shprehur se marrëveshja Kosovë-Serbi është ende larg. Ndër të tjera ai ka përsëritur qëndrimin se korrigjimi i kufijve është “e vetmja mundësi reale” për zgjidhjen e problemit me Kosovën.

“Fakti se Gjermania është kundër asaj zgjidhje nuk duhet që të ndikojë që të tërhiqemi.“- tha ai.

Së fundmi Daçiç ka deklaruar se do të nënshkruajë një marrëveshje me Prishtinën, nëse kjo është në interes të Serbisë dhe popullit të Kosovës.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ivica dacic ivica dacic

Sondazh

Poll