Bota

Pandemia në Kosovë/ Një tjetër foshnje rezulton e infektuar me Covid-19

18 Korrik 2020, 17:54 Nga DOSJA
Pandemia në Kosovë/ Një tjetër foshnje rezulton e infektuar

KOSOVË– Ditën e sotme është infektuar me Covid-19 në Republikën e Kosovës edhe një tjetër foshnje. Tashmë numri i foshnjave të infektuara me Covid-19 ka shkuar në dy.

Sipas mediave vendase ky lajm është konfirmuar nga drejtori i Klinikës së Neanologjisë, Xhevdet Gojnovci.

Gojnovci ka deklaruar se gjendja aktuale e foshnjës është stabile, ndërsa sqaron se foshnja është pranuar prej datës 16 korrik në QKUK, ndërsa ka ardhur në  jetë 5 korrik.

“Edhe një foshnjë është konfirmuar me Covid-19. E lindur me 5 korrik, është pranuar me 16 korrik në QKUK. Foshnja është në Klinikë të Neanologjisë në gjendje stabile. Ky është rasti i dytë me Covid-19 tek foshnjat.”- ka thënë Gojnovci.

Ndërsa foshnja e parë e konfirmuar me Covid-19 kishte lindur me 22 qershor ndërsa ka dalë pozitiv me 9 korrik.

Deri më tani në të gjithë republikën e Kosovës kanë vdekur 131 persona nga COVID-19, janë prekur mbi  5.500 persona dhe janë shëruar 2.640 prej tyre.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 18 Korrik 2020, 17:06

MEKSIKË- Kriza e koronavirusit ka bërë që specialistë nga e gjithë bota të punojnë për t’u ofruar njerëzve mjete me cilësi të lartë  për të luftuar pandemi...