Bota

18 Korrik 2020, 17:06 Nga DOSJA

MEKSIKË- Kriza e koronavirusit ka bërë që specialistë nga e gjithë bota të punojnë për t’u ofruar njerëzve mjete me cilësi të lartë  për të luftuar pandeminë. Kështu së fundmi është bërë një shpikje e re ku shkencëtarët meksikanë kanë arritur që të ndërtojnë kostumin antikoronavirus.

Mësohet se kjo veshje është e specializuar për mjekët pasi këto të fundit janë në vijën e parë të luftës me sëmundjen vdekjeprurëse.

Ky kostum krijon lirshmëri në lëvizje për mjekët dhe infermierët duke qenë se masat mbrojtëse që kanë pasur punonjësit shëndetësorë deri më tani gjatë orarit të punës kanë shkaktuar nxehtësi, vështërsi në frymëmarrje dhe një lodhje të tepërt.

Eliminimi i këtyre pengesave ishte qëllimi i Xe Medica Ambulancias, kompanisë që ka prodhuar kostumin e ri.

“Është një kostum krejtësisht hermetik. Qëllimi kryesor ishte që kostumi të ishte hermetik, më pas punuam që të ishte edhe i freskët, pasi mjekët mendojnë dhe punojnë më mirë kur ndihen rehat gjatë punës”, thotë Fernando Aviles, drejtori i kompanisë. Ato bëjnë të ditur se bateria e kostumit zgjat 8 orë dhe mund të karikohet kudo.

Burimi: mexiconewsdaily.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fernando aviles koronavirusi ne bote fernando aviles koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 18 Korrik 2020, 15:29

ITALI– Ministria e Shëndetësisë Italiane, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 14 viktima nga koronavirusi, dhe numri në total i të ...