Bota

Pandemia ka vrarë mbi 600 mijë njerëz/ Eksperti amerikan optimist: Pas tre muajsh do të kemi mjekimin efektiv për Covid-19

18 Korrik 2020, 17:39 Nga DOSJA
Pandemia ka vrarë mbi 600 mijë njerëz/ Eksperti amerikan

SHBA– Koronavirusi është bërë një prej probleme më të mëdha me të cilin po përballet bota sot. Mes shumë vendeve që janë infektuar nga virusi, SHBA-ja është vendi më i prekur nga pandemia, ku deri më tani  SHBA numëron në total  3,771,101 të sëmurë dhe 142,445 viktima  nga Covid-19 që  prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

Ndërkohë sëfundmi drejtori i i Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, Dr. Francis Collins, është shprehur për mediat e huaja se është optimist që një mjekim efektiv për Covid-19 do të jetë gati për 3 muaj.

“Kemi bërë shumë përparime sa i përket terapisë. Kemi dy ilaçe të provuara, remdesivir dhe deksametazon. Të dy kanë rezultuar efektivë në testime rigoroze të rastësishme.“- u shpreh  Collins.

Më tej ai ka thënë se ilaçi që po përgatitet  do t’iu vijë shumë në ndihmë të gjithë atyre njerëzve të sëmurë rëndë  që kanë edhe mpiksje gjaku.

“E dimë që njerëzit e sëmurë rëndë kanë mpiksje gjaku dhe mund t’u vimë shumë në ndihmë nëse shmangim atë. Në këndvështrimin tim terapia më emocionuese është përdorimi i antitrupave monoklonal, të marrë nga njerëzit që kanë arritur t’i mbijetojnë sëmundjes. Jam optimist, pa qenë tërësisht i sigurt, që do të kemi diçka ndoshta brenda 2 ose 3 muajve, sa i përket një trajtimi të efektshëm.”- u shpreh ai.

Collins tha se sa i përket vaksinës kundër Covid, do të ketë një krijimin të sa brenda këtij viti.

“Testet e para do të nisin rreth datës 27 korrik në jug të vendit, ku koronavirusi po përhapet dhe do t’u kërkojmë 30 mijë vetëve të përfshihen në testime për të zbuluar nëse funksiponon. Në momentin që një testim rezulton i suksesshëm, do të jemi në gjendje të prodhojmë disa dhjetëra milionë doza deri në fund të vitit.”- tha Collins.

Burimi: TIME 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota francis collins koronavirusi ne shba francis collins koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 18 Korrik 2020, 17:06

MEKSIKË- Kriza e koronavirusit ka bërë që specialistë nga e gjithë bota të punojnë për t’u ofruar njerëzve mjete me cilësi të lartë  për të luftuar pandemi...