Bota

Alarmohet SHBA-ja/  85 foshnje identifikohen të infektuara nga Covid-19 në Teksas

18 Korrik 2020, 14:32 Nga DOSJA
Alarmohet SHBA-ja/  85 foshnje identifikohen të infektuara nga

SHBA- Teksasi i Shtetëteve të Bashkuara është alarmuar së fundmi pasi në vend 85 foshnje nën 12 muajshe kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur drejtoreshës e shëndetësisë e cila ka njoftuar se të gjitha rastet  janë regjistruar në të ashtuquajturën ‘Zonë e Kuqe’ në qarkun e Nueces.

“Aktualisht kemi 85 fëmijë nën moshën një vjeç në Qarkun Nueces, të gjithë të testuar pozitiv me Covid-19. Këta fëmijë nuk e kanë festuar ende ditëlindjen e tyre të parë. Ju lutemi na ndihmoni të ndalojmë përhapjen e kësaj sëmundje të tmerrshme”-  tha Annette Rodriguez

Teksasi është një nga vendet më të goditura nga Covid-19 ku gjatë këtij muaji ka pasur një rritje të ndjeshme të të infektuarve dhe të viktimave. Që nga janari, autoritetet shëndetësore kanë identifikuar më shumë se 3.6 milion raste Covid-19 në të gjithë Shtetet e Bashkuara ndërkohë janë regjistruar 140,000 njerëz të vdekur .

Burimi:wthitv

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll