Bota

Presidenti Thaçi arrin në Rinas, organizohet pritja nga mbështetësit e tij në Morinë

17 Korrik 2020, 15:24 Nga DOSJA
Presidenti Thaçi arrin në Rinas, organizohet pritja nga

TIRANË– Pas udhëtimit nga Holanda, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka arritur në aeroportin e Rinasit në Tiranë, ndërsa më pas do të vazhdojë udhëtimin për t’u kthyer në Kosovë.

Kthimi i tij në Kosovë vjen pas 4 ditësh intervistim në Prokurorinë Speciale në Hagë, pas publikimit të aktakuzës që rëndon mbi të për më shumë se 100 krime gjatë luftës së Kosovës.

Ndërkohë mësohet se Thaçi nuk ka dhënë asnjë deklaratë, por vetëm ka përshëndetur gazetarët nga xhami i makinës, ndërkohë djali i tij paraditen e sotme njoftoi se është organizuar një grumbullim në orën 19:30 ku të gjithë qytetarët e Kosovës do të bashkohen për ta mirëpritur në pikën kufitare të Morinës.

Dje pas  katër ditë intervistimi nga Specialja thaçi në një deklaratë për mediat tha: Sapo përfundova dëshminë time, më vjen shumë mirë që për katër ditë me radhë kisha mundësinë të jap sqarimet për të gjitha çështjet që lidhen me aktivitetin tim gjatë luftës dhe përpjekjet e mia për paqe dhe progres. Jam munduar që sqaroj informacione për rolin tim gjatë luftës, gjatë periudhës që mbulon mandati i Gjykatës Speciale. Kam qenë i shoqëruar nga Ambasadori Prosper në cilësinë e avokatit. Dëshmia ime ka zgjatur shumë por konsideroj se kemi pasur seanca produktive. 

Ndërkohë Thaçi pritet të japë më shumë detaje rreth deklaratave të tij në Hagë, pasi të mbërrijë në Kosovë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u mor në pyetje prej 4 ditësh në Gjykatën e Hagës pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale. Aktakuza edhe pse ishte formuluar që në prill, u komunikua vetëm dy ditë para takimit në Washington, ku do të rinisnin bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nën drejtimin e të dërguarit të presidentit Donald Trump, Richard Grenell. Si pasojë e publikimit të aktakuzës, dështoi takimi në Washington. Hashim Thaçi është akuzuar nga Prokuroria Speciale, për 100 krime lufte, së bashku me kreun e PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci ne hage hashim thaci ne hage

Sondazh

Poll