Bota

Hodhën në erë zyrën ndërlidhëse me Jugun/ Procedura gjyqësore e Koresë së Jugut e ngritur kundër Kim Yo-jong

17 Korrik 2020, 15:15 Nga DOSJA
Hodhën në erë zyrën ndërlidhëse me Jugun/

KORE E  VERIUT– Pasi Koreja e Veriut hodhi në erë zyrën ndërlidhëse meJugun
një muaj më parë, tashmë ka bërë që tenisonet të rriten dhe marrëdhëniet me Korenë e Jugut të përkeqësohen akoma më shumë.

Një avokat konservator në Jug ka deklaruar se përgjegjës për këtë ngjarje është vetëm një person, dhe bëhet fjalë për Kim Yo- jong. Motra e vetme e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Me këtë pretendim ai ka ngritur një padi kundër zonjës Kim. Prokurorët e Koresë së Jugut kanë thënë ditën e sotme se po shqyrtonin çështjen gjyqësore, por nuk ishte e qartë nëse ata do të nisin një hetim zyrtar.

Mesa duket ato i kanë “duart e lidhura”, por praktikisht ata nuk kanë asnjë mënyrë ta thërrasin motrën e z. Kim në gjyq për t’u përballur me këtë akuzë.

Padia është simbolike, por nëse ajo del me një reagim nga Veriu për këtë çështje, kjo mund të çojë në përkeqësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy Koreve.

Avokati aktivist, Lee Kyung-jae, një kritik i zëshëm i Moon Jae-in, presidenti i Koresë së Jugut, u tha gazetarëve javën e kaluar se ai ishte nxitur për të ngritur padinë pjesërisht sepse qeveria e Z. Moon nuk kishte qenë agresive në trajtimin e shkatërrimit të Zyrës ndërlidhëse me Veriun.

Marrëdhëniet ndër-koreane ishin më të mira në vitin 2018, kur zoti Kim zhvilloi samitin me Presidentin Moon, i cili ndihmoi në rregullimin e takimeve midis Z. Kim dhe Presidentit Trump. Por lidhjet u ftohën sapo takimi i dytë i Z. Kim me Z. Trump, i mbajtur në Vietnam në shkurt 2019, u shkatërrua.

Tensionet mes dy Koreve u rritën kur Kim u bë fytyra dhe zëri i linjës së fortë të Koresë së Veriut. Pasi aktivistët në Jug dërguan fletëpalosje anti-Koreane të Veriut mbi kufirin në Veri. E për këtë arsye Koreja e Veriut bëri një seri deklaratash duke kërcënuar për hakmarrje, përfshirë shkatërrimin e zyrës ndërlidhëse. (Që u hodh në erë një muaj më parë)

Burimi: Nytimes

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kim yo-jong kim yo-jong

Sondazh

Poll