Bota

Gazetari i CNN ‘shpërthen’ kundër Trump: Një president nuk mund të merret me shitjen e produkteve në mes të pandemisë

16 Korrik 2020, 21:20 Nga DOSJA
Gazetari i CNN ‘shpërthen’ kundër Trump: Një

SHBA– Gazetari i CNN, Chris Cuomo ka ‘shpërthyer’ ndja Presidentit Donald Trump dhe dhe vajzës e tij Ivanka Trump për shfaqjen e produkteve të Goya, në kohën kur vendi është duke u përballur me periudhën më të rrrezikshme në historinë e vendit. Ai thotë se e habit fakti se si një president ka kohë të merret me të tilla gjëra kur populli i tij po përballet me Covid-19.

“Më tregoni se si një President në mes të një pandemie ka kohë për këto gjëra? Goya, nuk më intereson kush është. Kjo është zgjidhja e presidentit?. Në mes të kasaj periudhe ata po mundohen të shesin produktet e Goya. A është e arsyeshme kjo?– tha ai mbrëmjen e sotme.

Ky revoltim i tij ka ardhur pasi mbrëmjen e djeshme Ivanka së bashku me Donald Trump kanë postuar në rrjetet sociale foton e tyre duke rekalmuar produktet Goya. Postimet erdhën si përgjigje ndaj një bojkoti të mediave sociale të Goya.

Gazetari ka folur edhe nw lidhje me sulmin qw i ka bwrw Trump Dr Anthony Faucit.

“Ideja se si Trump sulmon Faucin dhe ai shet fasule është e çmendur,” tha Cuomo.

Dr Anthony Fauci, specialisti më i lartë i sëmundjes infektive të vendit, tha në një intervistë për The Atlantic se përpjekjet e disave në Shtëpinë e Bardhë për ta diskredituar atë, përfshirë këshilltarin e tregtisë Peter Navarro janë të pakuptimta. Fauci e quajti letrën e Navarro një “gabim të madh”.

Burimi: CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota chris cuomo donald trump chris cuomo donald trump

Sondazh

Poll