Aktualitet

Pistoletë dhe krehër me 7 fishekë, arrestohen dy të rinjtë nga Elbasani, Policia iu dha urdhër të ndalonin por ata…

17 Korrik 2020, 07:47 Nga DOSJA
Pistoletë dhe krehër me 7 fishekë, arrestohen dy të

ELBASAN– Një person ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi po udhëtonin me armë zjarri dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku efektivët e “Shqiponjave” i kanë bërë shenjë për të ndaluar një mjeti tip “Fiat”, me drejtues E. K. dhe pasagjer  J. Xh. Pas shenjës për ndalim, të dy nuk i janë bindur Policisë por janë larguar me shpejtësi kanë hedhur nga dritarja e mjetit të tyre një send të fortë duke e dëmtuar mjetin e Policisë. Në fund rezultoi se sendi i fortë, nuk ishte gjë tjetër veçse pistoleta. Si pasojë u arrestua 31-vjeçari me iniciale J. Xh., ndërsa në kërkim është shpallur drejtuesi i mjetit. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan

Qarkullonin me armë zjarri në mjet, nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, arrestohet në flagrancë pasagjeri dhe shpallet në kërkim drejtuesi i mjetit.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 7 fishekë.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, Forca e Posaçme “Shqiponja”, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin J. Xh. Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por janë larguar me shpejtësi dhe në ecje e sipër kanë hedhur nga dritarja e mjetit të tyre një send të fortë duke e dëmtuar mjetin e Policisë. Në tentativë për t’u larguar kanë hedhur në rrugë dhe një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi J. Xh., 31 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u bë shpallja në kërkim e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. K.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 7 fishekë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan policia e elbasanit elbasan policia e elbasanit

Sondazh

Poll