Bota

Fitorja në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, nënkryetari i LSDM: Do të fillojmë negociatat për qeverinë

16 Korrik 2020, 20:54 Nga DOSJA
Fitorja në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, nënkryetari i

TIRANË- Nënkryetari i LSDM, Muhamed Zeqiri, ka folur sot pas fitores së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Në një lidhje direkte me emisionin “Real Story” në News 24, Zeqiri u shpreh se partia e tij do të fillojë negociatat për koalicionin qeverisës menjëherë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar.

Më tej ai tha se LSDM ka marrë mbështetjen e shqiptarëve në zona të pastra shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Do të presim rezultatin final dhe do të bëjmë edhe negociatat. Do të duhet kohë. Kanë filluar sot afatet për ankimimet, dhe nga ato afate vendoset. Pasi të shpallet rezultati atëhere fillojnë negociatat. Nuk dihet sa shqiptarë votuan për LSDM. Do bëhet e qartë si ka qenë përkrahja por në çdo zonë shqiptare kemi marrë vota, emadje dhe në zona të pastra shqiptare. Prej pandemisë dalja ka qenë më e ulje. Ka rënë pjesëmarrja në zona me maqedonasë, kurse tek elektorati shqiptar ka qenë në rritje. Dhe rezultoi që shqiptarët të kenë numër rekord deputetësh”, u shpreh Zeqiri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni muhamed zeqiri zgjedhjet në maqedoninë e veriut muhamed zeqiri zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll