Gigi Hadid dorëzohet para fansave! Flet për shtatzaninë, zbulon për herë të parë barkun e rrumbullakosur
16 Korrik 2020, 18:26Nga DOSJA
AMERIKË- Në rrjetet sociale është komentuar gjatë shtatzania e supermodeles Gigi Hadid. Për faktin se ajo nuk tregon asgjë për pritjen e saj të ëmbël si edhe nuk ka zbuluar asnjë foto me barkun e rrumbullakosur.
Mirëpo ditën e djeshme Gigi vendosi që t’ua shuajë kuriozitetin fansave dhe tregoi barkun e fryrë.
Gjatë një videoje live në Instagram, modelja zbërtheu kopsat e këmishës duke i treguar ndjekësve se sa shumë iu është rritur barku.
“Ky është barku im”- tha ajo, para se të shtonte se herët e tjera nuk dukej për shkak të pozicionit ku qëndronte. “Me të vërtetë i vlerësoj mesazhet tuaja pozitive. Thjesht po gjej kohën e duhur për të ndarë detaje të shtatzënisë.”
Gjithashtu Gigi u kërkoi ndjekësve të saj të mos postojnë gjëra rreth bebes së saj.
Pas disa ditësh thashetheme, 25-vjeçarja konfirmoi se ishte në pritje të fëmijë së saj të parë me Zayn Malik. Madje ishin fansat ata që zbuluan dhe gjininë e foshnjës së tyre duke treguar se modelja dhe këngëtari presin një vajzë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
AMERIKE– Modelja e njohur braziliane Alessandra Ambrosio ka realizuar së fundmi disa fotografi të reja në shtëpinë e saj.Me një peshqir që mbulon gjoksin,...
ZVICER– Prej disa ditësh, në Twitter po shihen kudo etiketime ku shkruhet: ‘Bojkoto Loredanën’ aty ku kërkohet që të mos dëgjohet më muzika e saj.Hashtagu...
TIRANË- Deputeti Xhemal Qefalia është kapur sot në një moment të sikletshëm. LSA ka publikuar një foto, ku shihet deputeti i PS duke parë nga të pasmet kol...
AUSTRALI– Kantautorja australiane ka qëlluar me thikë në gjoks të dashurin e saj dhe për këtë veprim nuk ka përfunduar në burg.Incidenti ndodhi teksa ish-...
ZVICER– E moshuara zviceriane, Petra është sërish në qendër të vëmendjes lidhur me akuzat e saj ndaj këngëtares kosovare, Loredana Zefi.Gruaja dhe bashkës...
AMERIKE– Ditën e sotme në gjyqin mes aktorit Johnny Depp dhe aktores Ambear Heart ka dëshmuar personeli i sigurisë së yllit të Hollywood.Gjatë gjyqit u pa...
Këto që po shihni janë fotografitë më të afërta të marra ndonjëherë nga Dielli! Ata u fotografuan nga sonda e Orbiter Sun ku janë zbuluar detaje të reja të mahn...
TIRANË– Disa ditë më parë më rastisi të gjeja në trotuar një bibliotekë, bibliotekën e gjuhëtarit A. Kostallari. Ishte një mundësi e shkëlqyer për mu...