Art&Argëtim

Gërvishtje dhe fytyrë të skuqur/ U tha se Ambear Heard sulmoi ish-bashkëshortin Johnny Depp, dalin fotot tronditëse gjatë

16 Korrik 2020, 16:54 Nga DOSJA
Gërvishtje dhe fytyrë të skuqur/ U tha se Ambear Heard sulmoi

AMERIKE– Ditën e sotme në gjyqin mes aktorit Johnny Depp dhe aktores Ambear Heart ka dëshmuar personeli i sigurisë së yllit të Hollywood.

Gjatë gjyqit u paraqitën dhe foto të plagëve të aktorit, të shkaktuara nga sulmet e ish-gruas Amber Heard.

Kreu i sigurisë Sean Bett, i cili punon prej vitesh për Depp, prezantoi fotot e bëra me telefonin e tij në dhjetor të 2015, duke thënë: “Zoti Depp më tha se zonja Heard e kishte qëlluar disa herë me shuplaka në fytyrë”.

I pyetur nga avokati i Depp, David Sherborne, se çfarë kishte parë, Bett tha: “Pashë që e kishte fytyrën të skuqur si dhe gërvishtje rreth 2 cm në njërën faqe”.

Heard pretendonte më parë se ajo e Depp ishin duke debatuar kur ai iu afrua teksa ishte në fillim të shkallëve të shtëpisë së tyre në Los Angeles dhe nga frika se do ta shtynte poshtë, e qëlloi më shuplakë.

57 vjeçari Depp ka paditur botuesit e gazetës britanike “The Sun” për një artikull të vitit 2018 ku thuhej se kishte përdorur dhunë kundër gruas 34 vjeçare Heard, gjatë marrëdhënies së tyre të trazuar.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz amber heard foto johny depp amber heard foto johny depp

Sondazh

Poll