Art&Argëtim

“Bojkotoni Loredanën”/ Njerëzit në rrjetet sociale dalin kundër reperes shqiptare, kërkojnë të mos dëgjohet më muzi

16 Korrik 2020, 17:31 Nga DOSJA
“Bojkotoni Loredanën”/ Njerëzit në rrjetet sociale

ZVICER– Prej disa ditësh, në Twitter po shihen kudo etiketime ku shkruhet: ‘Bojkoto Loredanën’ aty ku kërkohet që të mos dëgjohet më muzika e saj.

Hashtagu #boycottloredana është në trend në Twitter dhe fyerjet janë të panumërta në YouTube nën këngën e saj të re “Geh dein weg” së bashku me KC Rebell dhe Summer Cem.

Historia famëkeqe e reperes shqiptare duket se nuk po e ndihmon aspak këtë të fundit në karrierën e saj muzikore.

Zonja Petra Z. është shprehur në një intervistë se është aq e rrënuar ekonomikisht, saqë nuk mund të paguajë funeralin e së ëmës.

Një reagim mbi këtë deklaratë ka ardhur nga reperi Bushido, i cili e sulmuar publikisht Loredanën.

Unë e kam ndjekur çështjen për një kohë të gjatë. U trishtova që nga fillimi sesi shkoi. Kjo më preku shumë. Dua të ndihmoj familjen. Fati i ka goditur shumë keq. Të gjithë janë të vetëdijshëm për atë që po kalojnë. Vetë, më duhej të varrosja dy prindërit e mi”, është shprehur Bushido, teksa ka nisur fushatën për të ndihmuar financiarisht ata që ai ndryshe i quan “viktimat e Loredanës”.

Loredana nuk ka reaguar ende lidhur me këtë vëmendje që emri i saj po merr së fundmi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bojkot këngë loredana zefi bojkot këngë loredana zefi

Sondazh

Poll