Art&Argëtim

‘Për shkak të Loredanës’/ I zhvati gruas zviceriane mijëra euro, reperja sërish në qëndër të medias, e mosh

16 Korrik 2020, 16:54 Nga DOSJA
‘Për shkak të Loredanës’/ I zhvati gruas zviceriane

ZVICER– E moshuara zviceriane, Petra është sërish në qendër të vëmendjes lidhur me akuzat e saj ndaj këngëtares kosovare, Loredana Zefi.

Gruaja dhe bashkëshorti i saj pretendojnë se kanë humbur një total prej 655,000 eurosh për faj të Loredanës. Gjatë një interviste për “20 Minuten”, zonja në fjalë thotë se të ardhurat e saj që prej asaj kohe janë përkeqësuar ndjeshëm.

Petra ka thënë se është shumë e dëshpëruar pasi nuk mund të paguajë për funeralin e nënës së saj.

Ajo akuzon Loredanën se i ka marrë të gjitha paratë e kursyera që i kishte.

Nuk po ndihem mirë. Nëna më ka vdekur me 11 qershor. Sikur të mos mjaftonte kjo, tani nuk fare para për të paguar varrimin e nënës. Varrimi kushton 4000 franga, por nuk kam asnjë që të paguaj. Kjo për shkak të Loredanës. Nëse ajo nuk do të kishte marrë të gjitha paratë e mia, ne do të ishim mirë financiarisht” ka thënë e moshuara zviceriane.

Procesi gjyqësor për këtë rast do të fillojë brenda pak javësh.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gruaja zviceriane loredana zefi gruaja zviceriane loredana zefi

Sondazh

Poll