Art&Argëtim

Refuzon të dalë në ‘pension’, Tina Turner rikthehet me një këngë në moshën 80-vjeçare

16 Korrik 2020, 17:51 Nga DOSJA
Refuzon të dalë në ‘pension’, Tina Turner rikthehet

AMERIKE– Diva e muzikës botërore, Tina Turner, 80-vjeçe, duket se nuk ka ndërmend të dalë ndonjëherë në pension.

Ajo ka mbyllur një projekt të fundit me “DJ Kygo”, një remix të hitit klasik ‘What’s Love Got To Do with It?”

Legjenda 80-vjeçare e muzikës, e cila vitin e kaluar pranoi se ishte tërhequr nga industria e muzikës, në fakt, nuk ka vepruar kështu, sepse ka punuar së fundmi me producentin norvegjez Kygo mbi hitin e saj, që doli për herë të parë më 1984″.

Kygo, 28 vjeç, njoftoi vetë lajmin me një foto të çiftit duke pozuar së bashku. Dj Kygo zbuloi se remixi i tij i këngës do të jetë në dispozicion këtë të premte.

DJ norvegjez bëri histori vitin e kaluar kur remixi i tij me këngën “Higher Love” të Whitney Houston-it, i siguroi këngëtares së ndjerë hitin e saj të parë që përfundoi ne listën e 100 këngëve më të mira.

Ndersa albumi i fundit i Tina Turner u publikua në vitin 1999, ndërsa koncertin e fundit e ka zhvilluar në vitin 2009. Ajo jeton momentalisht në Zvicër, me bashkëshortin Erwin Bach.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz këngë pension tina turner këngë pension tina turner

Sondazh

Poll