Aktualitet

Bregdeti Adriatik ‘pushtohet’ nga krijesat nënujore të ngordhura, gaforrja gjigande gjendet në Durrës

6 Prill 2019, 12:13 Nga DOSJA
Bregdeti Adriatik ‘pushtohet’ nga krijesat nënujore të

DURRËS- Një gaforre gjigande është gjetur në bregun e detit në lagjen 13 të plazhit në qytetin e Durrësit. Gaforrja, aspak e zakonshme në përmasa është gjetur mëngjesin e sotëm dhe pamja e saj i ka frikësuar kalimtarët.

Dosja.al ka siguruar foto të gaforres gjigande, e cila ishte e ngordhur në momentin që u vërejt nga kalimtarët.

Bregu i detit në të gjithë vijën bregdetare të detit Adriatik ditët e fundit është pushtuar nga krijesat nënujore gjigande, të pajeta e deri diku të çuditshme pasi në ujërat tona nuk gjenden të tilla specie.

Pak ditë më parë, bregdeti i Vlorës është vizituar nga një fokë “Monaka” dhe një peshkaqen i quajtur si ‘Bishtdhelpër”. Ky i fundit i gjatë rreth 3 metra dhe me peshë 120 kg. Vetëm ditën e djeshme, po në Durrës u gjend një breshkë uji e pajetë, e cila u dyshua se ishte goditur nga peshkatarët, duke shkaktuar kështu ngordhjen e saj.

L.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gaforrja gjigande ne durres gaforrja ne det gaforrja gjigande ne durres gaforrja ne det

Sondazh

Poll