Aktualitet

Të arrestuarit e protestës/ Gjykata jep ‘detyrim paraqitje’ për Olsi Albajramajn, Boçi: S’është arrrestuar në flagr

6 Prill 2019, 09:52 Nga DOSJA
Të arrestuarit e protestës/ Gjykata jep ‘detyrim

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për protestuesin e arrestuar në protestën e opozitës, Olsi Albajramajn.  Sipas Luçjano Boçit  protestuesi ishte dorëzuar vetë në polici dhe nuk ishte arrestuar në flagrancë. 

Për këtë vendim Boçi u shpreh se në protesta nuk ka pasur dhunë nga ana e protestuesve por vetëm përplasje. 

“Protestat tona kanë qenë të normale, ka pasur shtyrje. Por policia e bën sikur ka bërë sherr, Olsi është vetëdorëzuar dhe nuk u arrestua në flagrancë.  Policia paraqet situatën si goditje ndaj saj por nuk është e vërtetë. Përplasjet në protestë kanë qenë normale”, u shpreh Boçi.

Në seancën gjyqësore të disa ditëve më parë janë lënë në burg 8 protestues. Pas këtij vendimi babai i Dorjan Protoduarit u shpreh se do kërkojnë azil nëse Rama nuk ikën nga pushteti. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet luçjano boçi olsi albajramajn protestat e opozites luçjano boçi olsi albajramajn protestat e opozites

Sondazh

Poll