Aktualitet

Pritën Ramën dje me protesta, procedohe kryebashkiaku i Kukësit dhe 12 protestues

6 Prill 2019, 11:35 Nga DOSJA
Pritën Ramën dje me protesta, procedohe kryebashkiaku i

KUKËS– 13 persona janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së djeshme në Kukës,  në vendin e quajtur Ura e Drinit të Zi”, organizuar nga Partia Demokratike. Mes të proceduarve është edhe kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu. Ai akuzohet se ka penguar qarkullimin e mjeteve të transportit si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit

Në njoftimin e policisë thuhet se protestuesit bllokuan edhe qarkullimin e mjeteve të transportit, si kanë kundërshtuar punonjësit e policisë. Ndërsa të proceduarit, janë përkatësisht të moshës 20-60 vjeç, kryesisht nga Hasi e Kukësi.

Njoftimi i policisë:

Procedimi ndaj tyre filloi pasi kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama nga Kukësi konfirmoi Safet Gjicin si kandidat të PS-së në qytetin verior.( Lexo këtu) Në qytet, Rama u prit me protesta, ku mbështetësit e PD bllokuan Rrugën e Kombit, aty ku pritej të kalonte kryeministri. Ky i fundit për të shmangur përplasjen, zgjodhi të shkonte në Kukës me helikopter. Mbështetësit e PD u  konfliktuan edhe me policinë, ndërkohë që disa prej tyre kundërshtuan punonjësit e policisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet demokratet e kukesit procedohen 13 persona protesta e pd ne kukes rama ne kukes demokratet e kukesit procedohen 13 persona protesta e pd ne kukes rama ne kukes

Sondazh

Poll