Bota

Përfundon dita e tretë e intervistimit të Thaçit në Hagë, kthehet sërish nesër

15 Korrik 2020, 17:10 Nga DOSJA
Përfundon dita e tretë e intervistimit të Thaçit në

HOLANDË– Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është intervistuar për të tretën ditë rradhazi për 6 orë në Prokurorinë Speciale në Hagë.

Edhe ditën e sotme sikurse dy ditët e mëparshme Thaçi ka hyrë brenda godinës së Prokurorisë në orën 13:00 dhe ka dalë në orën 19:00 pas 6 orësh marrje në pyetje.

Ndërkohë  ndryshe nga dita e parë e intervistimit, Thaçi nuk ka bërë më asnjë deklaratë as dje as sot mbi mbarëvajtjen e procesit të marrjes në pyetje. Mësohet se Presidenti do të vijojë edhe ditën e nesërme të merret në pyetje.

Kujtojmë se të hënën e 13 korrikut Thaçi tha se  është i gatshëm për t’u përballur me sfidat me sukses, për djalin , familjen dhe popullin e tij.

Sot, Jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja me sukses, për djalin tim, për familjen dhe popullin tim. Ky është çmimi për lirinë. Unë besoj në të vërtetën dhe në liri. Kosova është një storje suksesi dhe për këtë jam krenar.”-   u shpreh ai.

Ndërsa të hënën pas intervistimit Thaçi tha shkurt se ka dëgjuar “shkëmbimet mbi teknikalitetet ndërmjet prokurorit dhe avokatit të tij mbrojtës dhe kjo do të vazhdojë nesër.”

Thaçi, nuk ka pranuar të heqë dorë nga posti i tij dhe ka shkuar në Hagë si presidenti i vendit. Ai ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

Prokuroria e Hagës ka njoftuar javë më parë se e ka dorëzuar aktakuzën ndaj Thacit, në të cilët ai dyshohet për krime lufte. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci ne hage hashim thaci ne hage

Sondazh

Poll