Aktualitet

Prokuroria merr të pandehur mbesën e Llallës, Ilda Kërkapi mashtronte qytetarët se do i fuste në punë dhe u merrte para

15 Korrik 2020, 17:49 Nga DOSJA
Prokuroria merr të pandehur mbesën e Llallës, Ilda Kërkapi

TIRANË- Mbesa e ish-kreut të Përgjithshëm të Prokurorisë Adriatik Lalla, Ilda Kërkapi, është marrë e pandehur nga prokuroria e Tiranës. Mësohet se Kërkapi akuzohet për veprën penale “Mashtrimi” e kryer më shumë se një herë.

25-vjeçarja, duke shfrytëzuar dhe faktin se është mbesa e prokurorit, ka krijuar një skemë mashtrimi dhe u ka marrë disa persona shumë të mëdha parash. Ajo ka zhvatur nga 2000 deri në 3000 euro, shumë qyetarëve të cilë me qëllim për t’i punësuar në funksione të ndryshme në administratën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Vetë mbesa e ish-kryeprokurorit, gjatë marrjes në pyetje në Prokurori ka pranuar se kishte mashtruar njerëz të ndryshëm duke i premtuar se do i fuste në punë. Më tej mësohet se Kërkapi ka pranuar se ka mashtruar qytetaren A.B., të cilës i ka marrë 3500 euro dhe shtetasin Blerti Osmani, të cilit i ka marrë plot 1750 euro, me qëllimin e vetëm për ta punësuar si recepsionist pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Kërkapi tashmë është në duart e Prokurorisë dhe pritet që dosja e të kalojë në Gjykatën e Tiranës për gjykim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik lalla ilda kërkapi mashtrimi me qytetaret mbesa e llalles adriatik lalla ilda kërkapi mashtrimi me qytetaret mbesa e llalles

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2020, 16:47

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot një udhëzim se si mund të krijohen maskat në kushte shtëpie. Në një postim në mediat sociale, tregohen të...