“Nuk justifikoi pasurinë”, KPA shkarkon përfundimsht gjyqtari Agron Vavla
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë sot vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarin Agron Valva. Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se KPA ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vitin 2018.
“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.14/2019, datë 04.03.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Agron Vavla, kundër vendimit nr. 94, datë 21.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 94, datë 21.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Agron Vavla. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm” shkruhet në njoftim.
KPK në dhjetor të vitit 2018 vendosi të shkarkonte Agron Vavlën, kryetar i Gjykatës së Beratit. Vavla, i cili u hetua nga trupa gjykuese e përbërë prej Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja, nuk arriti sipas hetimit të justifikonte burimin e ligjshëm të pasurisë. Vavla është emëruar gjyqtar në vitin 1995. Pjesën më të madhe të karrierës së tij ai ka punuar gjyqtar në Gjykatën e Beratit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar kryetar gjykate.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Vjollca Braho me COVID-19? Drejtuesja e ISHSH shtrohet tek Senatoriumi
TIRANË- Drejtuesja e Inspekoratit Shtetëror Shëndetësor dyshohet se është infektuar me COVID-19. Braho është shtruar ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndr...
Përplasi motorin në hyrje të Fushë-Krujës, arrestohet shoferi i “Golf-it”
FUSHË-KRUJË -Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip “Golf”, i cili përplasi një motor “Piaggo” ditën e djeshme në Fushë-Krujë. Në pranga ka rënë...
“Unë dhe babi shohim sytë e saj të lodhur”/ Vajza e Najada Çomos prek me dedikimin: S’e përqafoj dot prej katër muaj
TIRANË– Greis Çomo, vajza e shefes së Infektivit, Najado Çomo ka vendosur t’i bëjë një dedikim prekës nënës së saj. Përmes një statusi në rrj...
Njëra ‘makinë shefi’/ AZHBR ‘hap thesin’, gati tenderi 180 mln Lekë për të marrë me qera 6 vetura luksoze me 0 kil
TIRANË- Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor Rural, (AZHBR) duket se do ta zgjidhë mirë qesen në javët në vijim për të marrë me qira gjashtë fuoristrada luksoze...
Agim Ismaili rrëzon kërkesën e Zani Caushit për liri: S’është rehabilituar, mund t’u kthehet aktiviteteve kriminale
TIRANË– Drejtoria e Burgjeve ka kundërshtuar kërkesën e Myrteza Caushit për t’u liruar nga burgu. Në një intervistë për Report Tv, Drejtori i Përgjithshëm,...
Vjen konfirmimi nga TIA, Austria ndalon fluturimet me Shqipërinë deri më 31 korrik, ja si duhet të veprojnë pasagjerët
Aeroporti “Nënë Tereza”, ka njoftuar ndërprerjen e fluturimeve me Vjenën. Ndërprerja do të zgjasë nga data 16-31 korrik 2020, si masë për parandalimin e përhapj...
Aksident tragjik në Itali/ 81-vjeçari e përplas me makinë, vdes 57-vjeçarja shqiptare (EMRI)
ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku si shkak i një aksidenti automobilistik ka gjetur vdekjen një gruaja shqiptare. Ngjarja ka nd...
I mbuluar në gjak, identifikohet autori i plagosjes së 14-vjeçarit shqiptar, agresori e preu me shishe qelqi në fyt
ITALI-Autoritetet italiane kanë arritur të identifikojnë autorin e plagosjes së një shqiptari 14-vjeçar. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe telefon...
“E shita tek ‘dollari’…. e theva nga dëshpërimi”/ Hetuesit ‘zbërdhejnë’ të dashurën e Billës, kontradik
TIRANË- Zbulohen detaje të reja dhe prova që rëndojnë pozitën e Adjola Lakrës, vajzës që dyshohet se u përdor si karrem për të nxjerrë në pritë Hekuran Bil...