Aktualitet

15 Korrik 2020, 16:47 Nga DOSJA

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot një udhëzim se si mund të krijohen maskat në kushte shtëpie. Në një postim në mediat sociale, tregohen të gjitha hapat se si krijohet një maskë e cila është e vlefshme dhe të mborn nga COVID-19.

“#VendosniMaskën ?Barrierat mbrojtëse mund të bëhen vetë në shtëpi dhe pa asnjë kosto! ?Ndiqni hapat se si të krijoni një maskë me shami në shtëpi: ▪Pasi keni marrë një shami duhet ta palosni atë në gjysmë; ▪Sërisht paloset pjesa e sipërme deri tek gjysma dhe pjesa e poshtme; ▪Vendosen rripat e llastikut ose për me lehtë llastikat e flokëve në largësi 6 cm nga njëra- tjetra; ▪Palosen të dyja anët dhe qepeni me gjilpërë;

?Pasi e keni larë me ujë të nxehtë dhe detergjent, mund ta përdorni maskën në çdo ambient të mbyllur, me qëllim mbrojtjen nga infektimi me #COVID19. #RespektoRregullat #RuaniShëndetin”, shkuran ministria.

Këto udhëzime vijnë në një kohë kur nga sot është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura. Ogerta Manastirliu në një njoftim për mediat bëri me dije se është miratuar vendimi dhe kush nuk bindet do të marrë një gjobë prej 20 mijë lekësh.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 maska ne kushte shtepie ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 maska ne kushte shtepie ministria e shendetesise

Sondazh

Poll