Aktualitet

Qeveria miraton fondin e radhës për rindërtimin, 1 miliardë e 350 lekë do ndahen mes Durrësit, Shijakut dhe Kurbinit

15 Korrik 2020, 17:09 Nga DOSJA
Qeveria miraton fondin e radhës për rindërtimin, 1 miliardë

TIRANË -Këshilli i Ministave ka miratuar ditën e sotme një fond tjetër për rindërtimin, për rikonstruksionet e banesave individuale, apartamenteve në pallat dhe pallateve, në bashkitë Kurbin, Shijak dhe Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Fondi i miratuar për përdorim është rreth 1 miliard e 350 milion lekë. Nga ky fond, Bashkia Kurbin përfiton rreth 830 milion lekë, Bashkisë së Shijakut i transferohen rreth 128 milion lekë dhe Bashkisë Durrës 391 milion lekë.

Vendimi hyn menjëherë në fuqi dhe botohet në fletoren zyrtare.

VENDIMI NGA KESHILLI I IMINISTRAVE NE QEVERI

V E N D I M
PËR

PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, MIRATUAR NË BUXHETIN E VITIT 2020, PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT OSE TË RIPARIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE, TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT) SI DHE MJEDISEVE NË BASHKËPRONËSI OSE TË PËRBASHKËTA NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKITË KURBIN, SHIJAK DHE DURRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

Një javë më parë, qeveria miratoi një fond prej 4 miliard e 850 milion lekësh për rindërtimin. Ky fond u nda ndërmjet bashkive Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fondi per rindertimin teremti i 26 nentorit fondi per rindertimin teremti i 26 nentorit

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2020, 16:47

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot një udhëzim se si mund të krijohen maskat në kushte shtëpie. Në një postim në mediat sociale, tregohen të...