Aktualitet

Vjollca Braho me COVID-19? Drejtuesja e ISHSH shtrohet tek Senatoriumi

15 Korrik 2020, 16:24 Nga DOSJA
Vjollca Braho me COVID-19? Drejtuesja e ISHSH shtrohet tek Senatoriumi

TIRANË- Drejtuesja e Inspekoratit Shtetëror Shëndetësor dyshohet se është infektuar me COVID-19. Braho është shtruar ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi problemeve që ka hasur me shëndetin.

Burime bëjnë me dije se ajo ka disa ditë që ka shfaqur simptoma, por sot gjendja e saj është përkeqësuar dhe është drejtuar në spital. Nuk dihet ende nëse Braho është e infektuar me COVID-19, pasi pritet dhe një përgjigje më e saktë e analizave.

Braho ka qenë pjesë e grupeve të kontrollit në terren dhe mendohet se mund të jetë infektuar gjatë punës së saj.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe katër viktima të tjera, mes tyre një 21-vjeçare që ishte intubuar prej katër ditësh. 85 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 vjollca braho koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 vjollca braho

Sondazh

Poll