Bota

Qetësohet situata në Itali/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 13 viktima, shërohen 575 pacientë nga Covid-19 

15 Korrik 2020, 15:55 Nga DOSJA
Qetësohet situata në Itali/ Në 24 orët e fundit regjistrohen

ITALI- Ministria e Shëndetësisë italiane, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 13 viktima nga koronavirusi dhe numri në total i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në për  34.997 persona.

Autoritetet e Shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 162 raste të reja pozitiv dhe numri në total i të infektuarve ka shkuar në  243.506  të tjerë.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 575  ndërsa numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë fituar betejën me COVID-19 ka shkuar në  196, 015 persona të tjerë.

Burimi: corriere.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll