Bota

Dy viktima të tjera në Kosovë/ Shkon në 114 numri i të vdekurëve nga koronavirusi

15 Korrik 2020, 16:46 Nga DOSJA
Dy viktima të tjera në Kosovë/ Shkon në 114 numri i të

KOSOVË– Pasditen e kësaj të mërkure edhe dy persona nga Ferizaj, kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërkohë që 4 pacientë të tjerë u konfirmuan të vdekur paraditen e sotme.

Ky lajm është bërë me dije nga drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj, Bekim Ademi, i cili shton se dy personat që kanë vdekur kanë qenë duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt, por njëri prej tyre ka pasur edhe sëmundje shoqëruese.

“Dy persona kanë vdekur, kanë qenë duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt. Njëri prej tyre ka pasur edhe sëmudnje tjera shoqëruese, ndërkaq për tjetrin nuk kemi mundur të konstatojmë ende.”-ka thënë Ademi.

Personat që kanë humbur betejën me koronavirusin janë të moshës 76 dhe 54-vjeçare.

Me rritjen ditore të numrit të të vdekurëve tashmë mësohet se numërohen  në total 114 viktima që prej fillimit të pandemisë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll