Bota

Lista/ Kosova renditet e para në Evropë për raste të reja me COVID-19 në dy javët e fundit

15 Korrik 2020, 16:19 Nga DOSJA
Lista/ Kosova renditet e para në Evropë për raste të reja me

KOSOVË– Në dy javët e fundit Kosova po përballet me një situatë të vështirë të Covid-19 ku për çdo ditë është shënuar një rritje e madhe e rasteve të reja me koronavirus.

Kjo rritje masive e të infektuarëve në Kosovë në dy javët e fundit është reflektuar  edhe në tabelën e ESI (The European Stability Initiative) të cilën e kanë krijuar me të dhënat e marra nga European Center for Dissease Prevention and Control.

Bazuar në të dhënat e  dy javëve të fundit, Kosova është e para në Evropë sa i përket mesatares së rasteve të reja të infektimit me COVID-19 për 100 mijë banor.

Në bazë të kësaj përllogaritje, Kosova për 100 mijë banorë ka 124 raste të reja me COVID-19. Ndërsa në vendin e dytë renditet Mali i Zi me 123 raste të reja, i ndjekur nga Luksemburgu me 100 raste.

Maqedonia e Veriut sërish një ndër vendet më të goditura nga virusit, renditet në pozitën e katërt me 94 raste, e ndjekur nga Suedia me 76. Ndërkohë marrë përgjithësi Ballkanin Perëndimor si rajon, për 100 mijë banorë, raste të reja janë 73.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll