Bota

Nesër takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel në orën 16:00, marrin pjesë Lajçak e Borrell

15 Korrik 2020, 15:55 Nga DOSJA
Nesër takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel në orën

KOSOVË– Ditën e nesërme, 16 qershor 2020 do të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër  Vuçiç, me ndërmjetësim të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe emisarit për dialogun, Miroslav Lajcak.

Siç është konfirmuar në një komunikatë për media nga zyra e BE-së në Prishtinë, takimi i nivelit të lartë do të fillojë në orën 16:00.

 “Pas takimit virtual, dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës i ndërmjetësuar nga BE, do të mbahet në Bruksel të enjten më 16 korrik.”- thuhet në komunikatë, teksa tregohet se takimi do të nisë pasdite në orën 16:00.

Para takimit do të flasë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, njëkohësisht edhe udhëhehqësi i këtij takimi, ndërsa më pas do të flasë emisari për dialogun Miroslav Lajcak.

Ndërsa për shkak të sitautës së pandemisë, gazetarët nuk do të lejohen të jenë prezentë në ambientet ku do të mbahet ky takim.

Takimi i 16 korrikut vjen pas takimit të 12 korrikut  i cili ishte edhe takimi i parë i një niveli të lartë që nga viti 2018. Pavarësisht se është një takim online, do të udhëhiqet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. Ndërsa në takimin e 12 korrikut Borrell u shpreh se kjo është  një marrëveshje vendimtare.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic avdullah hoti takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020 aleksander vucic avdullah hoti takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020

Sondazh

Poll