Aktualitet

I mbuluar në gjak, identifikohet autori i plagosjes së 14-vjeçarit shqiptar, agresori e preu me shishe qelqi në fyt

15 Korrik 2020, 14:43 Nga DOSJA
I mbuluar në gjak, identifikohet autori i plagosjes së

ITALI-Autoritetet italiane kanë arritur të identifikojnë autorin e plagosjes së një shqiptari 14-vjeçar. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe telefonave, ata arritën të zbulojnë se adoleshenti shqiptar u plagos nnga një afrikano-verior.  Sipas hetuesve, afrikano-veriori kishte thyer një shishe dhe më pas e kishte përdorur për të goditur shqiptarin në fytyrë dhe në qafë.

Bëhet fjalë për rastin e të enjtes së shkuar, kur një 14-vjeçar shqiptar u gjet i mbuluar në gjak në zonën e Bustos, në sheshin qëndror “Vittorio Emanuele II”. I riu kishte një të prerë midis syrit dhe fytit, nga e cila ridhte vazhdimisht gjak. Ai u transportua menjëherë në spital dhe për fat të mirë prerja nuk ishte shumë e thellë, sa për t’i shkaktuar dëme serioze.

Marrë nga Varesepress

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosja e shqiptarit ne itali shqiptari ne itali plagosja e shqiptarit ne itali shqiptari ne itali

Sondazh

Poll