Mposhti COVID-19, kreu i Dhomës së Tregtisë apel qytetarëve për zbatimin e masave: Shteti të mendojë për biznesin, zbati
15 Korrik 2020, 13:58Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i Dhomës së Industrisë dhe Tregirsë, Nikolin Jaka, ka dhënë sot lajmin se ai ka mposhtur COVID-19. Në një konferencë për mediat, Jaka u shpreh se tashmë është shëruar plotësisht dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bëjnë kujdes për të parandaluar infektimin.
Ai ka treguar përballjen me virusin dhe shton se mjekët po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme. “Si njeri që e përjetova dhe kalova këtë virus të kemi kujdes dhe të respektojmë veten dhe njëri tjetrin dhe të kemi më shumë besim tek stafi mjeksor të cilët po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme për ta përballuar me sukses këtë provë”, u shpreh ai.
Më tej ai ka folur dhe për masat kundër COVID-19 që duhet të zbatojnë bizneset dhe u shrpeh se zbatimi i protokolleve ka një kosto për biznesin dhe analiza e përballimit të tyre nga sipërmarrja do të trajtohet nëpërmjet një platforme qe do t’i paraqitet qeverisë.
“Zbatimi i protokollit ka edhe një kosto dhe kjo është ajo cfarë ne po mendojmë për të trajtuar me qeverinë për të parë me shume kujdes se kush do i përballoje kostot dhe humbjet që shkakton protokolli, kështu që një analizë e hollësishme do bëhet pas një periudhe 3 mujore në mënyrë që të dalin edhe kostot evidente se kush janë”, shtoi ai.
Në fund ai tha se nëse do të rikthehen masat shtrënguese pasojat për ekonominë do të ishin të rënda, pasi shumë biznese do të falimentonin sërish.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Kompania turke “Kurum”, e cila operon në Komibantin e metalurgjikut në Elbasan, i transporton punonjësit nëpër shtëpia, sikur të ishin mallra.Në videon...
TROPOJË– Një konflikt i çastit me një banori në fshati Bujan dhe një punonjësi të Policisë së Shtetit ka përfudnuar me plagosjen e këtij të fundit. ...
VLORË – Ditën e sotme në qytetin e Vlorës u konfirmuan 6 raste të reja me COVID-19. Dosja.al ka mësuar se njëra nga të prekurat është punonjëse në zyrën e ...
TIRANË– Merr fund zvarritja studentëve të fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës. 315 studentë kanë marrë më në fund diplomat pas më shumë se një v...
BULQIZË– Policia ka finalizuar operacionin “Dushaj”, duke arrestuar Vehap Shehun, i cili konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.45-vje&c...
TIRANË– Një qytetar ka bërë që sytë e njerëzve të trembur të ktheheshin tek ai për faktin se po qarkullonte me armë në brez. Burri në fjalë, është fotograf...
TIRANË– Policia e Shtetit ka arrestuar ditën e sotme me iniciale A. M., 17 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim lidhur me operacionin e koduar “Nik...
ELBASAN– Tre raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Elbasan. Mësohet se të infektuarit janë një punonjës policie dhe bashkëshortja ...