Aktualitet

Merr fund zvarritja 1-vjeçare, rektori Mynyr Koni firmos diplomat e studentëve të Ekonomikut

15 Korrik 2020, 12:41 Nga DOSJA
Merr fund zvarritja 1-vjeçare, rektori Mynyr Koni firmos diplomat e

TIRANË– Merr fund zvarritja studentëve të fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës. 315 studentë kanë marrë më në fund diplomat pas më shumë se një viti, pasi rektori Mynyr Koni ka vendosur që t’i firmosë. 

Studentët e masterit në Fakultetit Ekonomik, për periudhën 2017-2019 edhe pse kanë paguar tarifën e plotë të studimit dhe kartonin e diplomës, nuk e kishin marrë ende në dorë dokumentin e diplomës. Shkak është bërë një konflikt mes dekanit të Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule dhe rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Kule i ka dërguar listat e studentëve tek Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe jo tek rektorati dhe për këtë arsye Koni nuk i ka fimosur. Për këtë problematikë, Koni i ktheu përgjigje ministrisë, ku shkruante se do të firmoste diplomat sapo dekani i Fakultetit të Ekonomisë, të dorëzonte listën përfundimtare me të dhënat për matrikullim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fakulteti ekonomik studentet e ekonomikut fakulteti ekonomik studentet e ekonomikut

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2020, 10:30

TIRANË– Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tirasnës gjatë 24 orëve të fundit. Policia e Tiranës ka bërë bilancin dhe shkruan se tetë të ...