Aktualitet

Ishte i fshehur në vendin e tij “sekret”, kapet i shumëkërkuari i Bulqizës, i dënuar me 6 vite burg për plagosje

15 Korrik 2020, 12:18 Nga DOSJA
Ishte i fshehur në vendin e tij “sekret”, kapet i

BULQIZË– Policia ka finalizuar operacionin “Dushaj”, duke arrestuar Vehap Shehun, i cili konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

45-vjeçari është i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, dhe dyshohet se ka lidhje edhe me vepra të tjera penale. Arrestimi i tij u bë në një vendstrehim “sekret”, ku Shehu qëndronte për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë. 

Ndaj tij Gjykata e Dibrës ka vendosur dënimin e 6 vjet, 10 muaj e 21 ditë burg, pasi në vitin 2013 ai tentoi të vriste një person, por gjatë shkëmbimit të zjarreve mbeti i vrarë vëllai i tij. Ndërsa i përfshiri tjetër në ngjarje, i plagosuri me iniciale F. T., është arrestuar gjatë operacionit “Fundi i arratisë”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bulqizë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dushaj”.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

Kapet dhe vihet në pranga një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Vihet në pranga 45-vjeçari i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, i cili është i dyshuar edhe për vepra të tjera penale të ndodhura në Bulqizë.

I kërkuari, për t’iu shmangur kontrolleve të Policisë, kishte krijuar një vendstrehim sekret.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, strukturat e DVP Dibër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, kanë koordinuar veprimet me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe si rezultat, gjatë mesditës së sotme u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Dushaj”.

Pas rrethimit të banesës në fshatin Dushaj dhe ndërhyrjes profesionale u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit të kërkuar Vehap Shehu, 45 vjeç, i cili në momentin e ndërhyrjes u gjend i fshehur në një ambient sekret të hapur enkas për t’i shpëtuar kontrolleve të Policisë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër e ka dënuar me 6 vjet, 10 muaj e 21 ditë burg. Në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin F. T. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i varë vëllai i shtetasit Vehap Shehu dhe u plagos rëndë shtetasi F. T. (i arrestuar më parë nga DVP Dibër dhe forcat RENEA gjatë operacionit “Fundi i arratisë”).

(k.m/dosja.al)

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni dushaj policia e shtetit vehap shehu operacioni dushaj policia e shtetit vehap shehu

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2020, 10:30

TIRANË– Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tirasnës gjatë 24 orëve të fundit. Policia e Tiranës ka bërë bilancin dhe shkruan se tetë të ...