Aktualitet

Tranportonte kundrejt parave 11 sirianë drejt Kosovës, arrestohet 24-vjeçari në Milot

15 Korrik 2020, 12:08 Nga DOSJA
Tranportonte kundrejt parave 11 sirianë drejt Kosovës, arrestohet

LEZHË– Policia e Lezhës ka njoftuar se ka arrestuar një 24-vjeçar në flagrancë pasi u kap duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm, sirianë, drejt Kosovës, në rrugën Milot-Rrëshen.

Transportimi i tyre bëhej me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Në njoftimin e Policisë mësohet se në pranga ka rënë 24-vjeçari, i identifikuar si K., banues në Kodër Kamzë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Miloti”.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve në DVP Lezhë.

Arrestohet në flagrancë 24-vjeçari që u kap duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm.

Në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të bëra nga strukturat e DVP Lezhë, për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Tirana drejt Kosovës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan punën dhe finalizuan operacionin policor “Miloti”. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

K., 24 vjeç, banues në Kodër Kamzë, Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, duke transportuar me mjetin e tij, 11 shtetas sirianë, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprimet e mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2020, 10:30

TIRANË– Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tirasnës gjatë 24 orëve të fundit. Policia e Tiranës ka bërë bilancin dhe shkruan se tetë të ...