Aktualitet

Punonjësja u prek nga COVID-19, mbyllet zyra e Gjendjes Civile në Vlorë

15 Korrik 2020, 13:09 Nga DOSJA
Punonjësja u prek nga COVID-19, mbyllet zyra e Gjendjes Civile në

VLORË – Ditën e sotme në qytetin e Vlorës u konfirmuan 6 raste të reja me COVID-19. Dosja.al ka mësuar se njëra nga të prekurat është punonjëse në zyrën e Gjendjes Civile në Vlorë.

Për pasojë zyra e Gjendjes Civile në qytetin e Vlorës është mbyllur. Nuk dihet nëse u janë marrë tamponët punonjësve të tjerë të këtij institucioni.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe katër viktima të tjera, mes tyre një 21-vjeçare që ishte intubuar prej katër ditësh. 85 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2020, 10:30

TIRANË– Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tirasnës gjatë 24 orëve të fundit. Policia e Tiranës ka bërë bilancin dhe shkruan se tetë të ...