Aktualitet

I vunë tritol tek hyrja e banesës, sërish shpërthim në Fushë Krujë, ja cila ishte “viktima” (EMRI)

15 Korrik 2020, 07:35 Nga DOSJA
I vunë tritol tek hyrja e banesës, sërish shpërthim në

FUSHË KRUJË- Një sasi lënde plasëse është vendosur mesnatën e sotme në një banesë pranë varrezave në Fushë Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se tritoli është vendosur në banesën e Agron Koçit. Policia raporton se lënda plasëse është vënë jashtë rrethimit të banesës së një 22-vjeçari.

Nga forca e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, dhe fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur në njerës. Vetë i riu, punonjës në një servis makinash është shprehur se nuk ka pasur konflikte me njeri.

Ndërkohë Policia dhe grupit hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mesnatën e sotme.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2020, rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të  banesës së shtetasit E.K., 22 vjeç, në Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vetëm disa ditë më parë, lëndë plasëse iu vendos banesës së 17-vjeçares, e cila pretendonte se ishte abuzuar seksualisht nga disa djem.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron koçi tritol ne fushe kruje agron koçi tritol ne fushe kruje

Sondazh

Poll