28.5 kg kanabis në Elbasan/ Vijon operacioni “Domosdova”, shkon në 5 numri i të arrestuarve
15 Korrik 2020, 07:31Nga DOSJA
ELBASAN– Vijon operacioni “Domosdova”. Deri më tani Policia e Elbasanit ka prangosur 5 të arrestuar, ndërkohë që në kërkim janë ende dy persona të tjerë. Operacioni u zhvilluar një muaj më parë , ku u arrestuan 3 persona dhe u sekuestruan 28.5 kg kanabis, ndërkoha puna e policisë vijonte për kapjen e të tjerëve.
Në prangat e Policisë, ditën e sotme kanë rënë: B. G., 46 vjeç dhe G. G., 51 vjeç, të dy banues në Roskovec. Ndërkohë që në kërkim janë: R. M., 30 vjeç dhe Sh. G., 39 vjeç dhe po punohet për kapjen e tyre.
NJOFTIMI I PLOTË:
Elbasan
Vijon operacioni “Domosdova”.
Shkon në 5 numri i të arrestuarve.
Kapen dhe vihen në pranga dhe 2 shtetas, në vijim të këtij operacioni.
Gjithashtu, si rezultat i hetimeve shpallen në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Domosdova”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuar një muaj më parë nga DVP Elbasan, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas dhe u sekuestruan 28.5 kg kanabis, operacioni ka vijuar me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Si rezultat i hetimeve është bërë i mundur identifikimi i shtetasve që ua kishin shitur lëndën narkotike shtetasve të arrestuar gjatë operacionit.
Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me DVP Fier, pas një pune të mirorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve: B. G., 46 vjeç dhe G. G., 51 vjeç, të dy banues në Roskovec.
Gjithashtu, po në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim policor shtetasit R. M., 30 vjeç dhe Sh. G., 39 vjeç dhe po punohet për kapjen e tyre.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një 49-vjeçare nga Kruja ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Mësohet se e reja ishte infektuar në një fasoneri në Krujë dhe ishte intubuar pr...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë takimin e presidentit Ilir Meta me kr...
KRUJË– Pesë persona kanë rezultuar pozitivë nga pandemia e koronavirusit në rrethin e Krujës gjatë 24 orëve të fundit.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ...
Analisti Frrok Çupi ka komentuar në studion e emisionit “Provokacija” debatin publik për etiketimin e Martin Camajt dhe Ernest Koliqit si bashkëpunëtorë ...
TIRANË– Politologu Abdi Baleta, i ftuar në emisionin “Tempora” ka folur lidhur me marrëdhëniet mes Turqisë dhe vendit tonë.Në fjalën e tij, ai u shpr...
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme. Sipas IGJEUM, pritet një “përkeqësim” i leh...
KUKËS– Aksion anti-kanabis në Kukës. Policia e Shtetit ka nisur një aksion në zonë për të asgjesuar disa zona të kultivuara me lëndë narkotike. Pas disa in...